Një qytetar është ankuar se Policia e Kosovës është duke përdorur standarde të dyfishta në rastet e dënimeve ndaj personave që shkelin masat anti-COVID.
Admir Daku ka treguar se është dënuar së bashku me një shok për shkak se nuk kishte maskë në veturë. Mirëpo, këto veprime i ka cilësuar si jokushtetuese, duke përmendur se subjektet politike nuk po dënohen kur po thyejnë masat anti-COVID në tubime me qytetarë.
“Sado ligjore, aspak kushtetuese nuk është si masë. Gjoba që morëm ne bie në kundërshtim me nenin 3, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ne ndihemi të pabarabartë dhe të pafuqishëm për të kundërshtuar këtë masë. Por, nga sot unë gjendem në mes të alternativave që të bëhem aktivist i devotshëm i partive aktive politike ose të bëjë përpjekje për tu larguar sa më parë nga ky shtet i pa drejtë dhe i pabarabartë”, ka shkruar ai në Facebook.
Sot përderisa shkonim në Prishtinë, bashkë me shokun tim Lulin, në Kishnicë na ndaloi policia dhe na shqiptoi nga...
Posted by Admir Daku on Friday, February 5, 2021
-
Standardet e dyfishta, ankesa për pabarazi në ndëshkimin për mosrespektim të masave anti-COVID
-
Shkelen masat anti-COVID, shumë qytetarë pa maska në autobus
-
Mbi 300 mijë gjoba të shqiptuara nga Policia për shkelje të masave anti-COVID
-
Afro 400 gjoba për shkelje të masave anti-COVID në ditën e fundit të 2021-tës
-
Shqiptohen 190 gjoba për ata që nuk i respektuan masat anti-COVID