Mungesa e shenjëzimit horizontal ka shkaktuar pakënaqësi për disa banorë në qytetin e Gjilanit.
Yll Isufi i cili jeton në lagjen “Idriz Seferi” ka ndërmarrë një aksion për shënjimin e rrugës ngase sipas tij po rrezikohen këmbësorët.
“Komuna ka ndërtuar këtë rrugë mirëpo në asnjë vend nuk ka vendosur shenjat. Po rrezikohen këmbësorët më së shumti janë të rrezikuar fëmijët. Për këtë arsye kam vendos me marr këtë iniciativë. Në asnjë vendkalim për këmbësor nuk është bërë shënjimi. Secili nga ne është i rrezikuar në komunikacion” ka thënë ai për Kohën Ditore.
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna e Gjilanit mbyll vendkalimin për këmbësorë dhe lehtëson qarkullimin e veturave
-
Vetura kalon përmes “ishullit të këmbësorëve” në anën e kundërt të rrugës
-
Banorët ankohen për pasiguri në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan
-
Shenjëzimi i rrugëve, peng i ankesave të operatorëve në OSHP
-
Reshjet vështirësojnë qarkullimin edhe në Gjilan, thirrje që të shfrytëzohen rrugë alternative