Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët parashohin garë të fortë për të parin e Gjilanit

Për postin e kryetarit të Gjilanit pritet të jetë garë e ngushtë mes Sami Kurteshit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atij të PDK-së, Zenun Pajazitit.

Në pyetjen e portalit Koha.net se cili prej kandidatëve mendoni se do të fitojë garën për kryetar të Gjilanit, në faqen e Facebookut kanë arritur më shumë se 600 komente.

Rreth 260 komente kanë favorizuar kandidaturën e Kurteshit të VV-së, ndërsa 166 kanë komentuar për Pajazitin e PDK-së.

Kryetari aktual Lutfi Haziri i LDK-së është prapa dy garuesve tjerë me komente që kanë arritur në faqen e Koha.net në Facebook. Për Hazirin kanë komentuar rreth 140 përdorues të rrjetit social Facebook.

Gjashtë komente kanë qenë për Anila Kastratin ndërsa tri komente për AAK-në.

Artikuj të ngjashëm