Në dymujorin e vënies së taksës 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja, qytetarët vazhdojnë të besojnë se ajo do të mbetet në fuqi, pavarësisht rritjes së presionit nga ndërkombëtarët.
Edhe pse SHBA-ja bëri të qartë kërkesën që ajo të tërhiqet, Qeveria ka përsëritur se taksa do të hiqet vetëm kur Serbia ta njohë Kosovën.
Në një sondazh nga Koha.net lidhur me pritjet e qytetarëve se a mund të hiqet taksa këtë javë, 63 për qind e votuese mendojnë se ajo do të mbetet në fuqi.
Në sondazhin me pyetjen: “A prisni që taksa prej 100 % për mallra të Serbisë dhe Bosnjës të hiqet javën që vjen?” janë përgjigjur rreth 2400 persona.
Të martën pritet një takim i ambasadorit amerikan Philip Kosnett dhe kryeministrit Ramush Haradinaj e kryeparlamentarit Kadri Veseli, me ç’rast konsiderohet se ajo do të jetë ditë vendimtare për të parë nëse taksa do të mbesë në fuqi ose jo.
{gallery}
-
Europarlamentarët mirëpresin heqjen e taksës, presin nga BE-ja heqjen e vizave për Kosovën
-
Ekzekutivi nuk jep zotim se do ta heqë taksën në tërësi më 1 prill
-
Kurti thotë se nuk do ta heqë taksën derisa të kenë qëndrim të përbashkët me LDK-në
-
Me apo pa taksë, bizneset hezitojnë t’i kthehen tregut të Serbisë
-
Taksa nxit replika mes liderëve politikë në vend – debatit i hyn edhe Grenelli