Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ekzekutivi nuk jep zotim se do ta heqë taksën në tërësi më 1 prill

Qeveria e Kosovës në detyrë nuk ka plan të qartë për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Derisa kanë mbetur edhe 2 ditë nga zotimi për heqjen e saj, ekzekutivi i udhëhequr nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka akoma vendim të prerë për këtë, raporton KOHA.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, thotë se janë brenda afatit kohor të zotuar për heqjen e saj.

e taksës pamundëson edhe vendosjen e reciprocitetit, zotim ky i paraqitur edhe në vendim të Qeverisë të datës 20 mars.

Në pikën 3 të këtij vendimi, thuhet se Qeveria do të nxjerrë vendim të ri që më 1 prill të hiqet taksa dhe të vendoset masa e reciprocitetit.

Edhe Kurti heq taksën për lëndën e parë nga importet serbe dhe boshnjake Arbëri Kurti heq taksën për lëndën e parë nga importet serbe dhe boshnjake

Taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnja ishte vendosur më 21 nëntor 2018, nga Qeveria që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka thënë në “Interaktiv” se tashmë kjo masë është hequr nga Albin Kurti.