Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nënshkruar propozim-vendimin sipas të cilit nis plani i tij për heqjen e taksës, duke e zëvendësuar me reciprocitet.
Burime të KOHËS brenda Qeverisë kanë thënë se vendimi për heqjen e taksës për lëndën e parë të produkteve me prejardhje nga Serbia dhe nga Bosnjë-Hercegovina, pritet të diskutohet në mbledhjen e Qeverisë, që pritet të mbahet sot gjatë ditës.
Ky vendim i Kurtit vjen vetëm dy ditë pasi LDK-ja nisi procedurën për shkarkim të Qeverisë, ku u tha se një ndër arsyet është edhe mosheqja e taksës, por që partneri i Vetëvendosjes në Qeveri insiston se kjo duhet të hiqet krejtësisht e jo siç ka paralajmëruar Kurti me disa faza.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti: Për disa orë merret vendimi për masat e reciprocitetit me Serbinë
-
Ekzekutivi nuk jep zotim se do ta heqë taksën në tërësi më 1 prill
-
SHBA-ja e konsideron të pamjaftueshëm vendimin e Kurtit për taksën
-
Kurti njofton se sonte hapen gjashtë pika kufitare mes Kosovës e Serbisë për importin e lëndës së parë
-
Kurti paralajmëron se plani i tij për taksën do të fillojë së shpejti