Sheshi në veri të Mitrovicës tashmë është mbushur me banorë të cilët janë në pritje të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sipas agjendës së paralajmëruar, në orën 11:15 do t’iu drejtohej qytetarëve.
I pranishëm, siç raporton gazetarja e KTV-së , është edhe Ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikallo.
Platforma ku do të flasë Vuçiqi është e vendosur pranë shtatores së Car Lazarit, e kthyer kah Mitrovica e Jugut, rreth 200 metra larg Urës së Ibrit.
Qytetarë me Flamuj të Serbisë dhe kombinatit Trepça janë parë sheshit, në ndërkohë që po përsëritet kënga ku dëgjohet "Kjo është Serbia...", raporton gazetari i Kohës Ditore që gjendet atje.
Të pranishëm janë edhe zyrtarë të Listës Serbe.
Edhe
Serbët në veri të Mitrovicës protestojnë kundër Vuçiqit e Listës Serbe
Ndonëse Vuçiqi paraprakisht është ndaluar nga Policia e Kosovës në tentativën e tij për të shkuar në Banjë.
{gallery}