Dhjetëra qytetarë serbë u mblodhën të dielën në sheshin në veri të Mitrovicës, para zyrave të Listës Serbe, për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe kërcënimeve e shantazheve të Listës Serbe.
Protesta nisi pak pas orës 12:00.
Protestuesit shpalosën panot ku shkruhej “Vuçiq, Kosmeti nuk të do!” Na tradhtove, nuk e duam as Asociacionin tënd! Na ke shitur!”.
Derisa pjesëmarrësit po qëndronin, rreth 100 veta u mblodhën në anën tjetër dhe dëgjonin me vëmendje çfarë thuhej, njofton “Kossev”.
Një nga organizatorët e protestës, Ivan Miletiq, tha se gjatë qëndrimeve në barrikda të gjithë kishin besuar se Vuçiqi donte të qëndronte dhe mbështeste serbët, por kjo nuk ndodhi.
Edhe
Në veri protestohet në mbështetje të Vuçiqit
Ai thotë se qytetarëat janë mbledhur sot për të thënë se “nuk do ta durojnë terrorin e Albin Kurtit”.
“Askush nuk do ta durojë më”, ka thënë Miletiq.
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë
-
Disa serbë protestojnë para Zyrës së Kosovës në Beograd, kërkojnë anulim të marrëveshjeve
-
Studentët në Serbi mbledhin nënshkrime për zgjedhje të parakohshme, për ta rrëzuar Vuçiqin
-
37 të arrestuar në protestat antiqeveritare të dielën në Serbi