Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët i pret gjoba nëse hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka miratuar Udhëzimin Administrativ që parasheh ndëshkime me gjoba për personat që hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve.

Varësisht prej veprimit ndëshkues, gjoba për personat që hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve, do të fillojnë nga 20 deri në 100 euro.

Ministri Fatmir Matoshi, tha se qëllimi i këtij udhëzim është eliminimi apo reduktimi i ndotjes, mbrojtja e mjedisit dhe shëndetit të njeriut, mbrojtja e sipërfaqeve publike dhe private nga ndotja përmes menaxhimit të mbeturinave.

“ Krahas fushatës së pastrimit e cila po vazhdon me sukses, zbatimi i këtij udhëzimi do të ndikojë pozitivisht në vetëdijesimin e qytetarëve dhe parandalimin e ndotjes së mjedisit nga hedhja e mbeturinave në vende të pacaktuara dhe djegien e tyre”, tha ministri Matoshi.

“Ftoj të gjithë mediat dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, të raportojnë nëse shohin se ka hedhje të mbeturinave qofshin ato edhe nga deputetët, ministrat, të cilët mund të shkelin dispozitat e këtij udhëzimi”, shtoi ai.

Edhe Gjoba prej 20 deri në 100 euro për qytetarët që ndotin ambientin Arbëri Gjoba prej 20 deri në 100 euro për qytetarët që ndotin ambientin

Autoritetet që do të zbatojnë këtë udhëzim, sipas ministrit Matoshi, janë MMPH-ja, Policia e Kosovës, inspektoratet komunal të mjedisit si dhe zyrtarët e tjerë të autorizuar.

Ministri Matoshi, gjatë konferencës për media, tregoi se ky Udhëzim Administrativ, parasheh që personi ndaj të cilit shqiptohet ndëshkimi me gjobë mandatore është i detyruar të bëjë pagesën në afat prej 15 ditësh nga dita e shqiptimit të gjobës ose në të kundërtën do të ballafaqohen me përmbarues.

Këto janë dënimet sipas udhëzimit administrativ:

Personi i cili hedh cigare në rrugë ose në sipërfaqe publike, do të gjobitet 20 euro.

Hedhja e mbeturina dhe ambalazhe të ndryshme, 30 euro

Edhe Mitrovica nis shqiptimin e gjobave për hedhjen e mbeturinave Arbëri Mitrovica nis shqiptimin e gjobave për hedhjen e mbeturinave

Hedhja e mbeturinave komunale jashtë kontejnerit për mbeturina komunale 40 euro

Personat që hedhin cigare apo mbeturina nga automjeti, 50 euro

Personi i cili i hulumton, djeg, dëmton kontejnerët e mbeturinave komunale dhe u ndërron vendin e atyre, 50 euro

Personi i cili hedhë çfarëdo lloj mbeturine nga ballkoni ose dritarja e objektit, hedhë mbeturina në pusetat për kanalizim, 70euro

Edhe Nis shqiptimi i gjobave të para për hedhjen e mbeturinave Arbëri Nis shqiptimi i gjobave të para për hedhjen e mbeturinave

Personi i cili hedhë mbeturina nga materialet ndërtimore jashtë vendeve ose kontejnerëve të caktuar, i cili hedhë mbeturina medicinale në sipërfaqe publike ose në natyrë ndëshkohet me 90 euro.

Me këtë udhëzim ndëshkimi me vlerë më të lartë prej 100 euro do të jetë për hedhjen e mbeturinave në lumenj, përroska, liqene, sipërfaqe publike, natyrë, rrugë dhe djegia e mbeturinave në veçanti gomave, plastikës dhe vajrave si dhe djegia e mbeturinave në ara të punueshme apo natyre.