Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis shqiptimi i gjobave të para për ata që hedhin mbeturina ku s’duhet

Javën që shkoi ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ i cili parasheh ndëshkime me gjoba mandatore për personat fizikë dhe juridikë të cilët hedhin mbeturina jashtë vendeve të caktuara.

Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i thanë televizionit publik se inspektorët dhe Policia e Kosovës tashmë janë duke e kryer punën e tyre, dhe vlera e gjobave është prej 20 deri në 100 Euro.

Qytetarët e Kosovës që hedhin mbeturina vend e pavend tash e tutje do të ndëshkohen me gjoba mandatore. Afati i pagesës së këtyre gjobave, sipas udhëzimit administrativ, do të jetë 15 ditë nga dita e shqiptimit të dënimit.

personi e paguan gjobën brenda afatit të caktuar, do të paguajë vetëm gjysmën e gjobës, ka thënë këshilltari politik në Ministrinë e Ambientit, Valon Maliqi.

“Udhëzimi Administrativ tashmë ka hyrë në fuqi, dhe inspektorët dhe Policia e Kosovës janë duke e kryer punën e vet. Personat që do të gjobiten kanë afat 15 ditë të paguajnë me 50% me lirë, e nëse nuk e paguajnë gjobën, do t’u bllokohen llogaritë bankare përmes përmbaruesve privatë”, ka thënë ai.

Maliqi tha se çdo muaj do të kenë raporte mujore nga Policia e Kosovës dhe inspektorët komunalë për të parë se si po implemetohet ky udhëzim.

Edhe Nis shqiptimi i gjobave të para për hedhjen e mbeturinave Arbëri Nis shqiptimi i gjobave të para për hedhjen e mbeturinave

“Së shpejti do t’i kemi raportet prej Policisë dhe Inspektoratit për të parë se si është gjendja në terren për sa i përket gjobave mandatore, deri me tani sa gjoba janë shqiptuar në territorin e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ky Udhëzim Administrativ mbështetet në ligjin për mbeturina dhe ka për qëllim parandalimin e hedhjes së mbeturinave jashtë vendeve të caktuara për hedhjen e tyre, eliminimin dhe reduktimin e ndotjes, mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut, mbrojtjen e sipërfaqeve publike dhe private nga ndotja.