Për muaj me radhë, Latif Fetahu nga lagjja “Dardania’’ e Prishtinës thotë se është duke u përballur me fryrje të faturave të ujit.
Ai thotë se është pagues i rregullt i shërbimeve esenciale, megjithatë shton se borxhi që po i faturohet nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina’’ është i papërballueshëm.
Sipas tij, edhe përkundër pagesës dhe insistimit të tij për leximin e orëve të ujit, një gjë e tillë nuk po bëhet nga lexuesit në terren. Sipas tij, kjo po krijon dyshime te banorët e kësaj lagjeje për keqpërdorim nga ana e ujësjellësit, raporton KOHA.
Se ka fryrje të faturave të këtij shërbimi dhe se mungon leximi i orëmatësve të ujit, e thonë edhe qytetarë të tjerë të kryeqytetit.
Përkundër ankesave të qytetarëve, U.d. i kryeshefit ekzekutiv të KRU “Prishtina’’, Sokol Xhafa, tha se faturimi bëhet në bazë të mundësive të leximit. Ndërkohë që faturimi është i rregulluar në bazë të caktimeve të Autoritetit Rregullator për Ujëra, kushteve minimale të shërbimit dhe kartës së konsumatorit.
Edhe
Ujësjellësi Prishtina mohon se janë fryrë faturat
Ai po ashtu tha se ka filluar zbatimi i programit për pagesën e faturave online dhe postës, derisa nëpërmes kartelës së konsumatorit mund të evitohet shlyerja e borxhit të konsumatorëve.
Xhafa shtoi se situata e krijuar me pandeminë COVID-19 ka ndikuar në rritjen e konsumit dhe shërbimit me ujë, çka ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të borxheve.
-
Ankesa për fryrje të faturave të ujit, një konsumator thotë se KRUP-i nuk ia shleu borxhin e paguar
-
Ujësjellësi “Prishtina” sqaron se nuk ka lirim nga pagesa e ujit gjatë pandemisë
-
Borxhi ndaj KRU “Prishtina” kalon 45 milionë euro, paralajmërohen shkyçje dhe përmbarim
-
ZKA: Çereku i konsumatorëve të KRU “Prishtina” furnizohen pa pasur kontrata