Grupi “Qytetarët Aktivë” ka njoftuar se Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim ka anuluar pëlqimin për mbajtjen e festivalit “Sunny Hill” në Gërmi.
“Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim sot me datën 28.07 ka anuluar pëlqimin për mbajtjen e festivalit Sunnyhill në Peizazhin e Gërmisë. Qytetarët Aktivë kanë adresuar ankesën tek Drejtoria e Inspektimit në KK Prishtina dhe Departamenti për Inspektim për Mjedis në MMPHI për veprim urgjent të ndalohen të gjitha veprimet nga ky festival i cili nuk ka as pëlqim nga Drejtoria e Parqeve dhe as leje adekuate dhe të respektohet ligji për mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit”, thuhet në përshkrimin që ky grup ia ka bërë njoftimit të Drejtorisë.
“Bazuar në nenin 53 pika 1 të Ligjit nr. 05/L-031 bëhet revokimi i pëlqimit nr. 07-353-/04-146960/22, me qëllim që lënda të trajtohet dhe plotësohet në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës nr. 03/L-233, si dhe rëndësisë kulturore të Festivalit Sunny Hill”, thuhet në vendimin e Drejtorisë për shërbime publike, mbrojtje dhe shpëtim në Komunën e Prishtinës.
-
Grupi “Qytetarët Aktivë” kërkon anulimin e vendimit për mbajtjen e “Sunny Hillit” në Gërmi
-
Rekomandohet që “Sunny Hill” të mos mbahet në Peizazhin e Mbrojtur të Gërmisë
-
Kërkohet anulimi i vendimit për mbajtjen e “Sunny Hill” në Peizazhin e Mbrojtur të Gërmisë
-
Kallëzim penal ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës lidhur me festivalin “Sunny Hill”
-
“Sunny Hill” do të mbahet edhe këtë vit në Gërmi