Grupi “Qytetarët Aktivë” ka ngritur të mërkurën kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, në lidhje me lejimin që të mbahet Festivali “Sunny Hill” në Parkun e mbrojtur të Gërmisë, nga 4 deri më 7 gusht të vitit 2022.
“Qytetarët Aktivë konsiderojnë që zyrtarët me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë kryer vepër penale të degradimit ose shkatërrimit të mjedisit (neni 338 i Kodit Penal), lejimit të kundërligjshëm të instalimeve që ndotin mjedisin (neni 340 i Kodit Penal), si dhe të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar të sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e “Qytetarëve Aktivë”.
Kallëzimi është bërë ndaj nënkryetarit të Prishtinës, Alban Zogaj, drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Prishtinë, Ilirik Musliu. Po ashtu edhe ndaj Habib Qorrit, udhëheqës i sektorit për shërbime publike në Komunën e Prishtinës, dhe Sabri Gashit, zyrtar për hapësira publike në Komunën e Prishtinës.
-
Grupi “Qytetarët Aktivë” kërkon anulimin e vendimit për mbajtjen e “Sunny Hillit” në Gërmi
-
Qytetarët Aktivë: Anulohet pëlqimi që “Sunny Hill” të mbahet në Gërmi
-
Kërkohet anulimi i vendimit për mbajtjen e “Sunny Hill” në Peizazhin e Mbrojtur të Gërmisë
-
Policia shton masat për “Sunny Hill”
-
Sunny Hill Festival rikthehet në Prishtinë në fund të muajit