Inspektorët komunal në Malishevë, të prirë nga drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit, Besartë Kryeziu-Ramaj, sot kanë bërë inspektim të përgjithshëm të furrave të bukës, ka njoftuar Zyra për Informim Publik (ZIP) e Komunës së Malishevës.
Inspektorët sipas njoftimit janë interesuar për peshën e bukës, përdorimin e aditivit, higjienën, si dhe zbatimin e masave anti-COVID, përfshirë edhe vaksinimin e punëtoreve.
"Gjatë këtij inspektimi është vërejtur se furrat në përgjithësi i zbatojnë standardet e deklaruara për bukën dhe prodhimet tjera që i shërbejnë, e po ashtu edhe pastërtia brenda hapësirave të gatimit dhe të shitjes ishin në rregull dhe brenda standardeve, si dhe zbatimi i masave anti-covid", thuhet nga ZIP.
“Gjendja është e mirë në furrat e bukës dhe furrtarët i zbatojnë të gjitha deklarimet që i kanë, por ne si inspektorat në vazhdimësi do të bëjmë inspektimit e furrave, por edhe të marketeve, për produktet ushqimore, me qëllim të ruajtjes së shëndetit, por edhe ofrimin e shërbimeve cilësore për konsumatorët”, ka thënë drejtoresha Kryeziu-Ramaj, e cila gjithashtu ka përsëritur apelin e saj për konsumatorët, që sa herë që hasin në parregullsi, të informojnë inspektorët.
-
Në Ferizaj ndëshkohen disa furra të bukës për mungesë të higjienës
-
Furra nga ku dyshohet se u helmuan 20 persona, gjendet në Shkabaj
-
Insekte në supë e mish i dyshimtë në kuzhinën e Njësisë Speciale të Policisë
-
Situata nga helmimi në Malishevë po shkon drejt normalizimit
-
Helmohen nga ushqimi 140 qytetarë të Malishevës