Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka njoftuar se në një nga repartet e Klinikës së Pediatrisë në mesnatë, ka shpërthyer një gyp i kanalizimit në hapësirat e korridorit të një reparti të kësaj klinike.
Në njoftim është thënë se ujërat e zeza nuk kanë depërtuar në dhomat ku po trajtohen fëmijët. Ka njoftuar se do të kryhet procesi i dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Menjëherë kanë reaguar shërbimet e ekipeve teknike dhe ato të mirëmbajtjes, situata është vënë nën kontroll. Nuk ka pasur depërtim të ujërave në dhomat ku po trajtohen fëmijët. Pas intervenimit, korridoret janë pastruar dhe pritet të kryhet procesi i dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit (DDD), me qëllim që të garantohet higjiena dhe siguria e ambientit spitalor”, thuhet në njoftimin.