Sot, më 26 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Mbështetjes së Viktimave të Torturës, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) shpreh solidaritetin dhe mbështetjen për të gjitha viktimat e torturës dhe familjarët e tyre në mbarë botën.
Këtë vit, QKRMT shënon 20 vjetorin e themelimit. Përgjatë gjithë kësaj kohe ajo ishte dhe mbeti zëri më i fuqishëm i viktimave - të mbijetuar të torturës, familjarëve dhe të afërmve të tyre duke iu ndihmuar atyre në përpjekjet për përballimin e dhimbjeve dhe kërkimin e drejtësisë.
Në këtë ditë, QKRMT përmes një komunikate për media dëshiron të theksojë përkushtimin e saj që në bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, partnerët dhe organizatat e shoqërisë civile të trajtojë pasojat e traumës dhe torturës dhe të luftojë të gjitha format e shfaqjes së saj në shoqëri, duke bërë që ky fenomen t’i takojë vetëm të kaluarës tonë.
Deklarata e sivjetshme e Këshillit Ndërkombëtar për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (International Rehabilitation Council for Torture Victims), i dedikohet migrantëve dhe të gjithë atyre që janë të detyruar të braktisin vendlindjen me qëllim që t’i shmangen torturës, keqtrajtimit dhe diskriminimit, rikujtpn QKRMT.
-
BKT Kosova synon ta rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-
Në Ditën Botërore të sindromës Down, BKT Kosova mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova
-
QKRMT prezantoi raportin nga monitorimi i të drejtave të njeriut
-
Kadire Tahirajt “Çmimi për Guximi Vasfije” në 21 vjetorin QKRMT-së
-
Kërkohet drejtësi për personat që përjetuan dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë