Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) mbajti online konferencën vjetore "Të drejtat e njeriut në institucionet korrektuese 2019-2020”.
QKRMT prezantoi gjetjet dhe rekomandimet kryesore nga monitorimi i të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe vlerësimin e menaxhimit ndër-institucional të COVID-19 në burgje.
QKRMT dhe ShKK në veçanti u pajtuan dhe kërkuan që të adresohen për përmirësim politikat institucionale lidhur me mekanizmin e ankesave të brendshme; trajtimin e personave të dënuar dhe të paraburgosur me çrregullime mendore, rastet e vetëlëndimeve dhe vetëvrasjeve në burgje si dhe aspekte të bashkëpunimit ndërmjet ShKK dhe KGJK (Panelit për Lirim me Kusht) për të rritur efikasitetin e punës së Panelit.
QKRMT, SHKK dhe ministritë relevante u zotuan se në të ardhmen do të organizojnë tryeza për t'i diskutuar këto tema dhe për të nxjerrë rekomandime në drejtim të autoriteteve vendim-marrëse.
-
QKRMT: Në SHKK mungon trajtimi i të dënuarve në baza individuale për riintegrimin e tyre pas lirimit
-
QKRMT-së nuk i lejohet monitorimi i të paraburgosurve
-
QKRMT-ja e konsideron të ngutshëm ratifikimin e marrëveshjes për burgjet me Danimarkën
-
QKRMT: Marrë parasysh raportet me Serbinë, jemi të shqetësuar për tre policët e kidnapuar
-
UNMIK: COVID-19 ka thelluar pabarazitë