Sot e 21 vjet më parë, u themelua Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës. Gjatë 21 vjetëve të punës së saj, QKRMT vazhdon të jetë e përkushtuar ndaj mbrojtjes së të drejtave të të mbijetuarve të torturës dhe traumës.
Në shënimin e 21 vjetorit, QKRMT ndan çmimin vjetor “Çmimin për Guximi Vasfije” (Vasfije Courage Award), për të shprehur mirënjohjen ndaj personave të shquar, që me punën dhe angazhimin e tyre, kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të çmuar në mbështetje të kauzës së të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Këtë vit fituese e çmimit është zonja Kadire Tahiraj, aktiviste e të drejtave të njeriut, e cila me punën dhe veprimtarinë e saj ka shërbyer si model dhe inspirim për shumë gra tjera aktiviste. QKRMT shpreh mirënjohje të thellë për punën dhe përkushtimin e zonjës Tahiri, nën udhëheqjen e së cilës Qendra për promovimin e të drejtave të grave në Drenas, u shndërrua në një derë shprese për shumë të mbijetuara të dhunës seksuale dhe asaj në baza gjinore, duke kontribuar drejtpërsëdrejti në fuqizimin ekonomik dhe integrimin e tyre në shoqëri.
Gjithashtu, në shënimin e këtij 21 vjetori, QKRMT ka organizuar ekspozitën virtuale “Më njih përtej fjalëve”, e cila për shkak të situatës së jashtëzakonshme me pandeminë COVID-19, do të transmetohet përmes vegëzës në facebook të QKRMT-së: https://www.facebook.com/events/657243225212231. Publiku do të mund të vizitojë galerinë virtuale, respektivisht punimet artistike të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës si dhe gratë/fëmijët azilkërkues, përfitues të QKRMT-së. Shumë nga këto punime janë gërshetim i artit me ngjarje e histori traumatike, të përjetuara nga vetë autorët.
QKRMT, uron që vizioni i saj për një shoqëri pa torturë dhe çfarëdo forme të keqtrajtimit apo shkeljes së të drejtave të njeriut, të jetë një realitet jo shumë i largët.
Sinqerisht,
Edhe
Vasfije Krasniqi: Kisha shumë dilemë a mund të flas publikisht për dhunën e përjetuar
Feride Rushiti
Drejtore Ekzekutive, QKRMT
-
Kërkohet drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës
-
QKRMT: Të mos kufizohet afati për verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës
-
Kosova vlerësohet për mbështetjen e viktimave të dhunës seksuale
-
Laureati i Çmimit Nobel për Paqe në konferencën e 20-vjetorit të QKRMT në Prishtinë