Rreth 700 litra ujë në sekondë aktualisht Fabrika e Ujit në Shkabaj i përpunon nga liqeni i Ujmanit, raporton KTV.
Ndalja eventuale e furnizimit me ujë nga ky liqe artificial që ndodhet në veri të vendit, mund të ndikojë në furnizimin e konsumatorëve të Prishtinës dhe disa komunave të tjera.
Në Ujësjellësin Rajonal “Prishtina”, deklarojnë se deri tash furnizimi me ujë ka qenë i mirë dhe nuk ka pasur ndërprerje nga liqeni që ndodhet në veri të vendit.
Uji në sistemin e ujitjes, i cili vjen nga liqeni i Ujmanit, në Mitrovicë e Vushtrri, ishte ndalur për disa ditë nga serbët që e menaxhojnë këtë liqe.
“Autoritetet kosovare nuk janë përgjigjur as sot për ndaljen e ujit që serbët e kanë bërë nga Liqeni i Ujmanit. KTV-ja ka provuar të flasë me ministrin e Zhvillimit Ekomomik, Valdrin Lluka, por ai nuk është përgjigjur.”
Pala serbe disa herë ka tentuar që liqenin e Ujmanit ta bëjë pjesë të agjendës në bisedimet Kosovë- Serbi, por kjo është mohuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës.
-
Çfarë do të ndodhte po të ndalej uji nga Ujmani 10 orë
-
Drejtues të Ujësjellësit dhe KEK-ut të shqetësuar për Ujmanin
-
Serbët ndalin ujin e Ujmanit për bujq të jugut, autoritetet kosovare s’kanë përgjigje
-
Banorët e “Mati 1” protestojnë për mungesë të ujit, KRU “Prishtina” thotë se u shpenzuan rezervat
-
Vazhdojnë reduktimet me ujë në pjesën dërrmuese të Prishtinës