Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes profilit të tij zyrtar në Facebook, ka njoftuar se qeverisjes në Prishtinë, këtë javë do t’i bashkëngjiten tri drejtore.
Ato janë:
Medina Braha - drejtore e Shërbimeve Publike
Blerta Basholli - drejtore e Kulturës dhe
Vasilika Zotaj - drejtore e Administratës
“Në Komunën e Prishtinës tanimë nga 16 drejtori, 7 apo 44 për qind udhëhiqen nga vajzat/gratë. Por, Medina, Blerta e Vasilika nuk po emërohen vetëm pse janë gra. Ato sjellin përgatitje, përvojë dhe zotësi për të udhëhequr dikasteret e përmendura”, ka shkruar Ahmeti.
Gjatë javës, thotë Ahmeti, “do të prezantojmë drejtoret dhe prioritetet e drejtorive sipas planit tonë të premtimeve”.