Komunarët e Podujevës janë akuzuar nga opozita e kësaj komune se po e keqpërdorin dhe po e keqmenaxhojnë paranë publike.
Në ditën kur është diskutuar raporti financiar gjashtëmujor (janar-qershor 2019) është thënë se për këtë periudhë janë shpenzuar vetëm 14 për qind të mjeteve për kapitale, shkruan sot Koha Ditore.
Ky trend, sipas opozitarëve, mund të dyfishojë suficitin buxhetor nga viti 2018, kur kishin mbetur të pashpenzuara rreth 2 milionë euro nga kjo kategori.
Këshilltarja e Vetëvendosjes, Doruntina Hasani, ka thënë se për këtë periudhë Komuna e Podujevës ka harxhuar 41 mijë e 809 euro për vendime gjyqësore. Ajo i ka pyetur komunarët pse janë detyruar të paguajnë një shumë aq të madhe, por që nuk ka marrë përgjigje....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Opozita e Podujevës alarmon për suficit të mjeteve për kapitale
-
Dinamika e ulët e realizimit të projekteve në Podujevë, shqetësuese për opozitën e shoqërinë civile
-
Komunës së Podujevës i merren 554.016 euro me vendime gjyqësore
-
Komunarët e Podujevës e akuzojnë ish-pushtetin për keqplanifikim të buxhetit
-
Komunës së Podujevës i teprojnë rreth 1 milion euro