Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se do të mbështesë finalizimin e projektit, iniciuar nga kompania rajonale e ujësjellësit “Gjakova” për furnizimin me ujë të pijshëm të 100 fshatrave komunave: Gjakovë, Prizren dhe Rahovec.
Këtë zotim e ka shprehur kryeministri Ramush Haradinaj, i cili të mërkurën ka takuar menaxhmentin e kësaj kompanie, të udhëhequr nga drejtori Ismet Ahmeti, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në takim është biseduar për vazhdimin e fazës së dytë të zhvillimit të projektit për furnizim me ujë të pijshëm të 100 fshatrave në komunat: Gjakovë, Rahovec dhe Prizren. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, Bedri Hamza dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Në takim është dakorduar që të vazhdojë mbështetja financiare, e mbetur në gjysmë për finalizim e fazës së dytë të këtij projekti, i cili planifikohet të përfundojë në shtator të 2018-s”, thuhet në komunikatën e Zyrës së komunikimit publik të Kryeministrisë.
Aty është theksuar se nga ky projekt do të përfitojnë direkt familjet e 100 fshatrave nga këto komuna, të cilët do të furnizohen me ujë të pijshëm...(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.