Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka propozuar shkarkim të katër drejtorëve të Bordit të ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”, në kohën kur ky bord është dashur të zgjidhte kryeshefin e ri të ndërmarrjes.
Propozimi që mban firmën e ministrit Valdrin Lluka i është dërguar kryeministrit më 4 maj, ndërsa të martën (sot) do të votohet për miratim në Qeveri, shkruan Koha Ditore.
Anëtarët e propozuar për shkarkim janë: Fatos Salihi, Albiona Maloku, Imer Hamiti dhe Sami Veliu.
Këta të fundit e kanë akuzuar Ministrinë se po ndërhyn në punën e Bordit dhe se po favorizon kandidatë të caktuar për kryeshef ekzekutiv... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
Artikuj të ngjashëm
-
Përplasjet e koalicionit qeveritar për bordin e drejtorëve të “Ibër - Lepencit”
-
Bordi i “Ibër Lepencit” shkarkohet me përplasje dhe mospajtime mes koalicionit qeveritar
-
Qeveria emëron një pjesë të bordit të ndërmarrjes “Trepça”
-
Qeveria shkarkon Bordin e “Trepçës”, emëron një të përkohshëm
-
Qeveria shkarkon dy borde e emëron një