Qeveria e Kosovës, të mërkurën, ka marrë vendim përfundimtar për shpronësim të 11 pronave në Hade dhe Shipitullë të Komunës së Obiliqit, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo do t’i mundësojë KEK-ut që të zgjerojë mihjen sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike. Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka kërkuar efikasitet nga KEK-u lidhur me shpronësimet.
“Ne duhet të kërkojmë nga KEK-u që me kohë t’i përgatisë të gjitha këto vendime, në mënyrë që as Qeveria as KEK-u të mos vijnë në situatë të tillë të ngutshme, veçmas tani kur jemi në përgatitje të ndërtimit të termocentralit “Kosova e re”, që edhe Banka Botërore edhe investitorët kërkojnë që të jemi shumë efikas dhe shumë të saktë në çështjet e shpronësimeve, e edhe në çështjet e zhvendosjes së popullatës nga ato prona”, ka pohuar ai.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Qeveria miraton vendimin për shpronësimet në Hade dhe Shipitullë
-
Qeveria vendos për shpronësim të disa pronave për nevoja të KEK-ut
-
Qeveria miraton vendimin final për shpronësimin e disa zonave kadastrale në Obiliq
-
Ngec zhvendosja e banorëve të Hadës dhe Shipitullës, KEK-u paralajmëron kolaps energjetik
-
Qeveria merr vendim për shpronësime në Hade e Shipitullë