Korporata Energjetike e Kosovës po rrezikon që të dalë jashtë funksionit shkaku i mungesës së rezervave të qymyrit.
Me gjithë proklamimet e shumta të Qeverisë Haradinaj për arritjen e një marrëveshjeje me banorët e dy fshatrave të Obiliqit, Hadës dhe Shipitullës, për çështjen e shpronësimit të pronave të pasura me thëngjill, situata në KEK vazhdon të jetë e njëjtë si 15 muaj më parë, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo, pasi banorët e këtyre fshatrave vazhdojnë të mos nënshkruajnë kontrata me KEK-un për shpronësim.
Lidhur me këtë çështje Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes ka miratuar edhe vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore të ekspoatimit të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Banorët e Shipitullës nuk pajtohen me kushtet për shpronësim
-
Qeveria miratoi shpronësimin e 11 pronave në Hade dhe Shipitullë
-
Në Shipitullë KEK-u nuk u lejua të nxjerrë thëngjill pa marrëveshje
-
Mosshpronësimi i shpejtë i pronave fut Kosovën në krizë energjetike
-
KEK-u, thirrje banorëve të Hadës dhe Shipitullës t’i zhbllokojnë shpronësimet