Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, vizitoi sot komunat Viti, Gjilan dhe Kamenicë, me të cilat nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi
Sokol Haliti, kryetari i Vitisë , tha se me memorandumin e bashkëpunimit me Ministrinë e Infrastrukturës, parashihet realizimi i një varg projekteve. Bëhet fjalë edhe për projekte të cilat janë në vijueshmëri. “Jemi prej komunave në rajon që kemi nevojë ende për investime në infrastukturë dhe ministri ka treguar vullnet, bashkë me kabinetin, që të financojë edhe projekte të tjera”, tha Haliti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq pas takimit me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, Lekaj theksoi para medieve rëndësinë e ndërtimit të autostradës Prishtinë-Gjilan, për të cilën është nënshkruar edhe kontrata.
“Dita e sotme është një lajm i mirë për qytetarët e Gjilanit dhe të Anamoravës në përgjithësi, pasi ne po e fillojmë një rrugë që ka qenë domosdoshmëri e kahershme e kësaj ane, pra autostrada, për të cilën është nënshkruar edhe kontrata. Rugët do të kenë impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik të Gjilanit si dhe në lidhjen e zonave rurale me ato urbane”, deklaroi ministri Lekaj.
Ministri Pal Lekaj, sot gjithashtu vizitoi edhe komunën e Kamenicës. Gjatë takimit me kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati, ministri Lekaj ofroi përkrahjen e nevojshme infrastrukturore. Në këtë vizitë u nënshkrua memorandum bashkëpunimi.
Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, e falënderoi ministrin Lekaj për vizitën e bërë si dhe për mbështetjen e ofruar.
