Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është zotuar se Komuna e Vitisë do të ketë qasje në autostradën Prishtinë – Shkup “Arbën Xhaferi”, përmes kyçjes në fshatin Gërlicë.
Në një takim me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Hoti është shprehur se s’do të ketë zvarritje të projektit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ministrja e Financave ka qenë para një jave është takuar me kryetarët e komunave të këtij regjioni për të diskutuar për projektet e vitit të ardhshëm që do t’i përfshijë në buxhetin e vitit 2021. Biseduam për disa projekte specifike siç është qasja në autostradë në Gerlicë. Me ministrin e Infrastrukturës do të bëjmë përgatitjet e nevojshme në mënyrë që ky projekt i rëndësishëm për qytetarët e këtij regjioni të përfundojë sa më parë”, ka thënë ai.
Ndërkaq kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka deklaruar se rehabilitimi i rrugës Klllokot-Gjilan, që ka nisur sot, është një projekt i rëndësishëm infrastrukturor për rajonin. Por Haliti i është lutur Hotit që të fillojnë përgatitjet për nisjen e projektit për ndërtimin e kyçjes në autostradën “Arbën Xhaferi” për komunën e Vitisë.
“Sot do të bëjmë fillimin e punimeve të një aksi rrugor që është i rëndësishëm për regjionin jo vetëm për Vitinë ngase përfshihet Gjilani, Kllokoti, Parteshi dhe komuna tjera që është investim i BERZH-it. Natyrisht që Qeveria e Kosovës e ka luajtur rolin e vet që kjo rrugë të rregullohet nga Kllokoti në Gjilan. E falënderova kryeministrin dhe e luta edhe për Gërlicë kyçjen dhe e mora premtimin e tij edhe për punë të tjera. Kryeministri ka vullnet të plot për me na përkrah”, ka thënë Haliti.
Kryeministri Hoti pasi ka përfunduar vizitën në komunën e Vitisë ka qenë prezent edhe në nisjen e punimeve në rehabilitimin e rrugës Gjilan-Kllokot. Hoti ka deklaruar se me investimet nëpër komunat e Kosovës po përfundohen një pjesë e madhe e akseve rrugore të cilat po punohen sipas standardeve. Kurse kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar se fillimi i punimeve në zgjerimin e rrugës Gjilan-Prishtinës dhe rehabilitimi i rrugës Gjilan-Kllokot janë dy projekte të rëndësishme zhvillimore. Ndërsa nënkryetari i komunës së Kllokotit, Sasha Mirkoviq është shprehur i kënaqur me nisjen e këtij projekti që sipas tij do të kontribuojë në zhvillimin e komunave.