Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria gjermane do ta monitorojë Parkun Inovativ dhe Trajnues në Prizren

Për gati dy orë, kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me një pjesë të kabinetit të tij, kanë shëtitur nëpër hapësirën e kampit gjerman të KFOR-it në Prizren.

Kjo hapësirë prej 40 hektarësh me gjithë infrastrukturën, muajin e ardhshëm kalon nën administrimin e Qeverisë së Kosovës, e cila ka vendosur t’ia ndërrojë destinimin.

Nga kamp ushtarak, kjo hapësirë po kthehet në Park Inovativ dhe Trajnues kosovaro - gjerman.

Eric Offermann, nënkolonel dhe komandat i kontingjentit gjerman, tha se prania e Bundesverit në Prizren po merr fund, por është i lumtur që do të jetë në Prishtinë prej nga do të ndihmojë në ndërtimin e FSK-së.

“Në këtë kamp ushtarak gjenden edhe shumë mobile dhe aparate të kuzhinës, si dhe vegla punë dhe pajisje teknike për menaxhim të ndërtesës. Këto aparate dhe materiale ekzistuese, me dorëzimin e kampit ushtarak do t’i lëmë këtu falas. Është një investim tjetër ky për Parkun e inovacionit dhe trajnimit në Prizren në vlerë të përgjithshme prej rreth dy milionë eurosh, me të cilat Gjermania kontribuon në zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës”, ka thënë Offermann.

Edhe ambasadori gjerman Christian Heldt, tha se projektet Kosovë -Gjermani do të zgjerohen më shumë se sa vetëm në Prizren.

“Sot kemi pas rastin që gjatë shëtitjen të shohim kapitalin për këtë park inovativ dhe gëzohem nga vendimi i ministrit të Gjermanisë për mjete shtesë në vlerë dy milionë euro. Të gjitha këto projekte do të kenë mundësi të implementohen qysh në fillim të vitit të ardhshëm”, ka thënë Heldt.

Ndërsa, kryeministri Haradinaj tha se Kosova e falënderon Gjermaninë për kontributin e vazhdueshëm në ndërtimin e shtetit.

Vizitorët e këtij kampi kanë parë nga afër të gjitha pjesët përfshirë edhe kuzhinën, ku komandanti Offerman tha se kanë investuar shumë dhe të gjitha po ia falin Kosovës.

Edhe 40 hektarë të kampit të KFOR-it gjermanë në Prizren do t’i dorëzohen Qeverisë Arbëri 40 hektarë të kampit të KFOR-it gjermanë në Prizren do t’i dorëzohen Qeverisë

Ai premtoi se organizata gjermane GIZ nga afër do të monitorojë me vendosmëri funksionimin e Parkut Inovativ në të ardhmen ku pritet që së paku edhe 2 milionë euro të investohen nga Qeveria gjermane.

Offermann shpreson se një pjesë e madhe e ushtarëve gjermanë do të kthehen në shtëpitë e tyre para krishtlindjeve.

Parku ushtarak i kontingjentit gjerman të KFOR-it në Prizren, ka shërbyer që nga viti 1999, përderisa brenda tij deri në mbyllje kanë mbetur rreth 90 ushtarë gjermanë.