Ofensiva diplomatike e Serbisë për t’ia anuluar njohjet shtetit të Kosovës ka marrë hov. Vetëm gjatë fundjavës zyrtarët serbë pretendojnë t’ua kenë ndryshuar qëndrimin dy shteteve të tjera, përkatësisht Grenadës dhe Dominikas.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës vetëm deklarativisht ka mohuar se këto shtete e kanë kthyer mbrapa vendimin për njohje. Por këtë nuk e kanë dëshmuar me konfirmim zyrtar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mëngjesin e së dielës shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ua kumtoi medieve në Beograd lajmin se Grenada e ka tërhequr njohjen e Kosovës. Këtë “triumf” e ka paraqitur pas bisedës me homologun nga ky shtet, Peter David.
“Mund t’ju njoftoj se Grenada është shteti i nëntë që ka anuluar të gjitha vendimet e mëhershme në lidhje me statusin e Kosovës, që do të thotë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur”, ka thënë Daçiqi, duke shtuar se tashmë ka pranuar edhe notën verbale nga shteti ishullor në Amerikën e Mesme./Fitim Gashi
(Artikullin e plotë mund ta lexoni nesër në “Koha Ditore”)
-
Dështon “befasia” e Vuçiqit për Kosovën
-
Vuçiqi thotë se përkrahja për SHBA-në në Serbi është rritur gjatë mandatit të Trumpit
-
Vuçiq vazhdon ta vuajë që Mali i Zi e ka pranuar pavarësinë e Kosovës
-
Deklarata e Vuçiqit nxit përplasje mes Malit të Zi dhe Serbisë
-
Një komunë e Malit të Zi “anulon” njohjen e Kosovës