Qeveria e Kosovës pas pak pritet të nisë mbledhjen e radhës, ku në rend dite është shqyrtimi i propozim-vendimit për vendosjen e sanksioneve ndaj veprimeve ruse në Ukrainë.
“Shqyrtimi i propozim-vendimit me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës vendos sanksione në përputhje me sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Këshillit të Bashkimit Evropian, ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, thuhet në rendin e ditës të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo është e vetmja pikë e rendit të ditës të kësaj mbledhjeje.
Deri tani SHBA-ja, Britania dhe BE-ja kanë prezantuar sanksionet e tyre kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.
