Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qëndron Kastrati ia rekomandon tri prioritete kryetarit të ri të Kamenicës

Qëndron Kastrati, kryetari aktual i Kamenicës që humbi në zgjedhjet e rundit të dytë më 14 nëntor, i ka shkruar një letër me tri prioritete kryesore kryetarit të ri të kësaj komune nga Lëvizja Vetëvendosje, Kadri Rahimaj.

Sipas letrës së Kastratit, prioritetet e Rahimajt duhet të jenë që të ketë diversitet në udhëheqje, të vazhdojë reformën në arsim dhe t’i sjellë Kamenicës më shumë gjallëri me investime në aspekte të padukshme të qeverisjes. Këtë letër Kastrati e ka shkruar, pavarësisht se siç thotë, kishin dallime të ndryshme nga programi qeverisës me kandidatin e VV-së dhe dyshon se do të jetë i hapur ndaj sugjerimeve të tij. 

“Ju e keni dëshmuar që keni objektiva të ndryshme nga ne dhe qytetarët kanë vendosur për ofertën tuaj qeverisëse, ndaj dyshoj që do të ishte i hapur për sugjerimet e mia. Megjithatë, më lejo të të ofroj perspektivën time për disa çështje që i konsideroj të rëndësishme. Shpresoj të vazhdosh përpjekjen tonë për instalimin e një qeverisje që nuk e keqpërdorë paranë publike. Ndërtimi i një shoqërie demokratike është e domosdoshme që kabineti, edhe stafi civil, të jetë divers duke përfshirë 50% të grave në pozita udhëheqëse dhe përfshirje të minoriteteve në vendimmarrje. Reforma në arsim është e domosdoshme për një arsim cilësor dhe zhvillim të fëmijëve. Tani që e keni pushtetin, pres nga ti reflektime dhe jo veprime populliste. Së treti, Kamenica ka shumë probleme infrastrukturore të cilat kanë nevojë për zgjidhje. Mirëpo më shumë se sa për asfalt, Kamenica ka nevojë për gjallëri. Kjo do të thotë investim në aspekte të padukshme të qeverisjes, që nënkupton qasjo jo populliste dhe përkushtim të palodhshëm në detaje”, ka shkruar Kastrati.

Kastrati udhëhoqi në Kamenicë për katër vjet, kur nën logon e VV-së arriti të fitonte më 2017. Por pas ndarjes së kësaj partie, Kastrati kaloi në PSD.

 

Letër e hapur kryetarit të zgjedhur të Kamenicës Kadri Rahimaj.

Posted by Qëndron Kastrati on Friday, November 19, 2021