Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qendra e Shkupit blindohet nga policia

Pjesëtarë të shumtë të njësiteve speciale policore janë koncentruar sot në qendër të Shkupit, për të siguruar ndërtesën e Kuvendit të Maqedonisë, ku ka filluar seanca për zgjedhjen qeverisë së re.

Reporteri i Gazetës Lajm njofton se edhe brenda ndërtesës së Kuvendit vërehet prezencë e shtuar e sigurimit. Masat e shtuara të sigurisë janë si preventivë që të mos përsëriten ngjarjet e dhunshme të 27 prillit, kur huliganët u futën dhunshëm në Kuvend dhe sulmuan deputetët e shumicës së re parlamentare.

Seanca kuvendore do të zgjasë më së voni deri nesër në ora 24, kur edhe duhet të votohet qeveria e propozuar nga mandatori Zoran Zaev.

Image
Artikuj të ngjashëm