Është shtyrë për të enjten seanca e Kuvendit të Maqedonisë, në të cilën duhet të votohen ndryshimet kushtetuese.
Seanca u mbyll pas fjalimit të kryeministrit Zoran Zaev që kërkoi nga deputetët të mbështesin ndryshimet kushtetuese.
Zaev ka theksuar se me votimin e tyre do ta ndihmojnë rrugën e Maqedonisë drejt NATO-së dhe BE-së, në të kundërtën do të izolohen.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka shtyrë seancën për nesër. Ai ka deklaruar se është duke i dhënë kohë më tepër deputetëve të lexojnë rezymenë e kryeministrit të shtetit.
Sipas Alsatit, media të afërta me opozitën shkruajnë se Zaevi nuk i ka 80 votat e nevojshme për ndryshme kushtetuese, andaj kjo ka qenë arsyeja e shtyrjes së seancës. Kurse nga partia e Zaevit janë të bindur se i kanë votat e nevojshme për këtë proces.
-
Në Maqedoni s’ka siguri se do të arrihen votat e nevojshme për votimin e ndryshimeve kushtetuese
-
Kuvendi i Maqedonisë pritet të votojë për ndryshimet kushtetuese
-
Kryeministri Zaev deponon sot dorëheqjen në Kuvend
-
Zaevi, BE-së: Nëse s’çelni negociatat me Shkupin, demotivoni dialogun Kosovë-Serbi
-
Zaev paralajmëron për tetor të 2020-shit zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut