Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen paraditen e sotme në një seancë të re që është planifikuar të nisë në ora 10:00.
Seanca do të ketë këtë rend të ditës: deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimi i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Turizmin, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-113 për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-133 për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas përfundimit të punimeve të kësaj seance, do të vijohet me punimet e seancës së papërfunduar të datës 14 prill, përkatësisht me debatin parlamentar për sigurinë në vend.