Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Alarm për bombë në Shkup

Një alarm për bombë në Teatrin Kombëtar në Shkup, ka bllokuar rrugët në disa zona në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, raporton Alsat M.

Fillimisht ishte raportuar se mund të ketë bombë në objektin e Ministrisë së Jashtme, por sipas informatave ka pasur alarm se mund të ketë bombë në Teatrin Kombëtar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rrugët kryesore të Shkupit janë bllokuar. Një alarm të tillë pati edhe mbrëmë, ku një qytetar bëri një njoftim të rrejshëm nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka informuar opinionin se vepron pas denoncimeve për sulm, pasiqë një person në orën 16 e 45 minuta është paraqitur në biletarinë e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë. Sipas MPB-së bëhet fjalë për masa standarde të policisë, pas denoncimeve dhe menjëherë pasi të përfundojnë kontrollet dhe besueshmërinë e informacioneve do ta informojmë opinionin. MPB apelon qytetarët që të jetë të qetë.

Ky njoftim i MPB-së erdhi pas bllokimit të disa rrugëve në afërsi të Teatrit, Prokurorisë dhe Ministrisë së Jashtme si dhe evakuimin e punëtorëve nga godinat për rreth.