Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj i shoqëruar nga Sekretari i përgjithshëm i MPB-së, Lulzim Ejupi, kanë vizituar Qendrën e Akomodimit të personave të riatdhesuar, ku është bërë inaugurimi i këndit të lojërave në këtë Qendër, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Ky projekt, i cili është në kuadër të mbështetjes së procesit të ri integrimit të personave të riatdhesuar, është i mbështetur nga qeveria e Gjermanisë, konkretisht nga GIZ.
Në këtë rast, ministri Sefaj falënderoi shefin e GIZ, James Macbeth Forbes, për mbështetjen e vazhdueshme që po bën në procesin e ri integrimit të personave të riatdhesuar.
Forbes premtoi se mbështetja e qeverisë gjermane do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
-
Merz riorganizon qeverinë para zgjedhjeve rajonale
-
Merzi paralajmëron ndryshime në kabinetin e tij
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
Kurti falënderon Luksemburgun për mbështetjen prej 50 milionë eurove
-
Merz kritikohet pasi u kërkoi sirianëve “të kthehen në vendin e tyre”