Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Flamur Sefaj me një postim të vetin në Facebook, ka lavdëruar punën e policisë që, siç tha ai, ka bërë gjatë zhvillimeve të sotme në Kuvend, transmeton Koha.net.
Ky është postimi i tij:
“Me ratifikimin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, po hapet një etapë e re e perspektives evropiane të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, dua ta përgëzoj Policinë e Kosovës, e cila brenda mandatit që ka, në koordinim me kryesinë e Kuvendit të Kosovës, i kreu me profesionalizëm detyrimet e saja ligjore”.
Artikuj të ngjashëm