Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli lavdëron Mustafën për demarkacionin

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka lavdëruar qëndrimin e Isa Mustafës së LDK-së sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Pacolli ka falënderuar Mustafën, me të cilin ishte në koalicion parazgjedhor para se të bashkohej me PAN-in, që “për interes të vendit bashkuan votën dhe bënë të mundur që ligji të kalojë”.

“Vendimi historik i parlamentit të Kosovës sot, padyshim është lajmi më i mirë për qytetarët dhe të ardhmen e Kosovës. Një falenderim i madh i takon kreut të LDK Isa Mustafa, gjithë lidershipit dhe deputetëve të kësaj partie, që për interes të vendit bashkuan votën dhe bënë të mundur që ligji të kaloj. Ish kryeministri Mustafa meriton respekt për kursin e tij të drejtë dhe të palëkundur të shtetndërtimit”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Artikuj të ngjashëm