Kryeministri malazias, Dushko Markoviq, e ka përshëndetur miratimin e demarkacionit mes Kosovës e Malit të Zi, i cili u miratua dje me 80 vota për dhe 11 kundër.
Markoviq ka uruar shumicën e Kuvendit për vendimin e djeshëm, duke shtuar se ratifikimi tregon se çështjet e rëndësishme rajonale mund të zgjidhen pa ndërmjetësim nga jashtë, transmeton televizioni publik.
Tutje Markoviq ka thënë se ky është një lajm i mirë për marrëdhëniet bilaterale, e në veçanti është vendim që përmbush njërin prej kritereve kryesore për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës të cilët vërtetë e meritojnë.
“Na vjen mirë gjithashtu edhe për kontributin tonë që kemi dhënë si qeveri për tejkalimin e kësaj çështjeje dhe dëshminë tonë për marrëdhënie të mira me Kosovën, gjithnjë në frymën e euro-integrimeve”, ka përfunduar deklaratën kryeministri Markoviq.
-
Kosova e njofton zyrtarisht Malin e Zi për ratifikimin e demarkacionit
-
Haradinaj: Kosova tani pret që BE-ja të mbajë premtimin
-
Qeveria e Malit të Zi uron kosovarët për liberalizim të shpejtë të vizave
-
Kronikë e KTV-së për ditën e dytë të vizitës së kryeministrit malazez në Kosovë
-
Thaçi rithekson interesin për ratifikimin sa më shpejt të demarkacionit me Malin e Zi