Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se pas ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, Kosova tani pret që Bashkimi Evropian të mbajë premtimin për liberalizim të vizave.
Ai është shprehur mirënjohës për 80 deputetët që votua pro kësaj marrëveshjeje.
“Kuvendi i Kosovës me sukses ratifikoi Marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi. Mirënjohës për të gjithë deputetët që votuan pro, si dhe për durimin dhe mirëkuptimin e popullit të Kosovës. E përkushtuar në krijimin e një shoqërie demokratike, të bazuar në rend e ligj, Kosova tani pret që Bashkimi Evropian të bëjë pjesën e vet, ashtu siç u premtua, që më në fund qytetarëve të Kosovës t'u mundësohet lëvizja e lirë në BE, si të gjithë evropianëve tjerë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.