Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti sot drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Ardi Veliun, më të cilën diskutuan për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve.
Ministri Sefaj vuri në dukje përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, për të cilin është shumë i domosdoshëm edhe bashkëpunimi rajonal, veçanërisht me Republikën e Shqipërisë, ku dihet edhe frekuentimi i shpeshtë i qytetarëve të dy vendeve.
Ministri Sefaj theksoi se bashkëpunimi mes policive të rajonit e bën më të sigurt secilin shtet veç e veç dhe ndikon edhe në ngushtimin e rrethit të grupeve kriminale të cilat veprojnë në rajon.
Drejtori i përgjithshëmi Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Ardi Veliu, tha se policia shqiptare do të jetë në dispozicion të koordinimeve të të gjitha veprimeve në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në mënyrë që në dy vendet të ketë më shumë siguri për qytetarët.
Në këtë takim u diskutua edhe sa i përket bashkëpunimit mes dy shteteve sa i përket menaxhimit të integruar të kufirit duke iu përshtatur edhe koncepteve evropiane të bashkëpunimit mes shteteve që ndajë kufijtë e përbashkëta.
-
Policia e Kosovës thellon bashkëpunimin me atë të Shqipërisë e Maqedonisë
-
Vlerësohen të suksesshme patrullimet e përbashkëta policore Kosovë-Shqipëri
-
Biseda për bashkëpunimin Policisë së Kosovës me atë të Greqisë
-
Edhe sivjet policia kosovare me patrullime gjatë sezonit veror në Shqipëri
-
Policia Rajonale e Prishtinës dhe Tiranës rrisin bashkëpunimin në luftimin e krimit