Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim njoftues ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Në këtë takim ambasadori zviceran i premtoi ministrit Sefaj se shteti zviceran do të vazhdojë të jetë përkrahës në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.
Me këtë rast, të dy bashkëbiseduesit fokus të veçantë i dhanë çështjes së migrimit. Ata vlerësuan se ka pasur një bashkëpunim të mirë në çështjen e migrimit dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Artikuj të ngjashëm
-
Menaxhimi i migrimit mbetet në fokus të bashkëpunimit MPB e Kosovës - Zvicër
-
Zvicra e gatshme të vazhdojë ndihmën ndaj komunave për buxhet, financa, ujëra e shëndetësi
-
Franca për vazhdim bashkëpunimi me Kosovë
-
Belgjika do të vazhdojë të jetë partner i Kosovës në të gjitha fushat
-
Ministri Sefaj priti në takim njoftues ambasadorin austriak