Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Menaxhimi i migrimit mbetet në fokus të bashkëpunimit MPB e Kosovës - Zvicër

Ministri i Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Jean-Hubert Lebet.

Ministri Gashi i shprehi atij falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë shteti i tij për Republikën e Kosovës, veçanërisht për MPB-në, përmes projekteve të përbashkëta, kryesisht që lidhen me çështjet e migrimit.

Ambasadori zviceran premtoi se shteti zviceran do të vazhdojë të jetë përkrahës në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit theks të veçantë i dhanë çështjes së migrimit. Ata vlerësuan se ka pasur një bashkëpunim të mirë në çështjen e menaxhimit të migrimit dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.