Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zëvendëskryeministri Hoti pret nga Zvicra vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, priti sot ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, zëvendësshefen e Misionit, znj. Pauline Menthonnex Gacaferri dhe znj. Seraina Fürer, atashe.

Ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, e uroi Hotin për detyrën dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe vendit të cilin përfaqëson për bashkërendim të objektivave me Qeverinë e Republikës së Kosovës, për temat të cilat e preokupojnë këtë të fundit si dhe janë të gatshëm të ofrojnë ndihmesën e tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Zëvendëskryeministri Hoti falënderoi ambasadorin Lebet për gjithë ndihmën e dhënë deri më tani dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim të mëtutjeshëm të të dyja vendeve.