Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova pret mbështetjen e Austrisë për anëtarësim në Interpol

Prishtinë, 30 gusht - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z.Bejtush Gashi, po qëndron në një vizitë zyrtare në Austri.

Sipas njoftimit për media, ai është pritur nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Austrisë, z.Peter Goldgruber, me të cilin ka biseduar për çështje që lidhen me migrimin, terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, pastaj për liberalizimin e vizave si dhe për përfshirjen e Policisë së Kosovës në Interpol.

“Shfrytëzojmë nga rasti të ju falënderojmë për përkrahjen e madhe që Austria i ka dhënë popullit të Kosovës dhe presim që përkrahja juaj të vazhdojë për liberalizimin e vizave, në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, si dhe për perspektiven Kosovës në Bashkimin Evropian”, citon njoftimi ministrin Gashi.

Siç është shprehur ministri Gashi, terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm vazhdojnë të mbeten një nga kërcënimet kryesore të sigurisë, një kërcënim jo vetëm për jetën dhe pronën, por edhe për vlerat demokratike dhe vetë mënyrën e jetës së shoqërisë. Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj mbeten të përkushtuara për të dhënë ndihmën e tyre për t’i luftuar këto fenomene.

Në lidhje me rekomandimin e Komitetit për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme - LIBE, ministri Gashi shprehu se MPB do të mbetet e përkushtuar në menaxhimin efikas të procesit pas liberalizimit të vizave dhe obligimeve që dalin nga lëvizja e lirë në zonën Schengen.

Gjithashtu tha se anëtarësimi i Kosovës në Interpol është i domosdoshëm për të garantuar dhe forcuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

Edhe Austria mbështet Kosovën për anëtarësim në Interpol Arbëri Austria mbështet Kosovën për anëtarësim në Interpol

Në anën tjetër, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë të Punëve të Brendshme të Austrisë, z.Peter Goldgruber konfirmoi mbështetjen e shtetit austriak në përmbushjen e objektivave në proceset e integrimit euro-atlantik.

Goldgruber ofroi gatishmërinë për bashkëpunimin në mes të dy policive, sa i përket shkëmbimit të informatave, të cilat do të ndihmonin në luftimin e terrorizmit dhe krimit të organizuar, saktësohet në njoftim.