Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë. Didier Chabert, njofton kumtesa nag MPB, transmeton Koha.net.
Me këtë rast Sefaj e njoftoi ambasadorin Chabert për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë duke vlerësuar se në vendin tonë situata e përgjithshme e sigurisë është e qetë. Ai po ashtu vuri në dukje angazhimet që do po bëhen sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ambasadori i francez vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe u shpreh i gatshëm në vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që ka ekzistuar mes dy vendeve, sidomos sa i përket bashkëpunimit policor mes dy vendeve.
Artikuj të ngjashëm
-
Franca vazhdon bashkëpunimin me Kosovën
-
Kosova e Franca pajtohen për rritje të bashkëpunimit në luftimin e terrorizmit, krimit të organizuar e korrupsionit
-
Ministri Mustafa situatën në Kosovë e vlerëson të qetë e stabile
-
Sefaj priti në takim një delegacion të lartë të policisë britanike
-
Sefaj takohet me Delawien, diskutohet për sigurinë e përgjithshme të Kosovës