Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa , priti sot në takim njoftues ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Në këtë takim Mustafa e njoftoi ambasadorin për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, duke vlerësuar se ajo është e qetë dhe stabile. Ai po ashtu vuri në dukje angazhimet që po bëhen sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ndërsa Chabert u shpreh i gatshëm në vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që ka ekzistuar mes dy vendeve, sidomos sa i përket bashkëpunimit policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendja e sigurisë në Kosovë vlerësohet e qetë
-
Franca vazhdon bashkëpunimin me Kosovën
-
Shqipëria e Kosova çdo herë në krah të njëra-tjetrës
-
Ministri i Brendshëm i Kosovës në detyrë bisedoi me Baroneshën Ashton rreth bashkëpunimit
-
Haradinaj në takim përshëndetës me ambasadorin e Francës, Didier Chabert