Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjermania vazhdon mbështetjen e Kosovës

Ministri i Financave Bedri Hamza zhvilloi sot një takim me delegacionin gjerman të udhëhequr nga Sekretarët e Shtetit Maria Flachsbarth dhe Thomas Silberhorn, me rastin e vizitës së tyre në Kosovë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Hamza falënderoi delegacionin për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania ka ofruar drejt zhvillimit të përgjithshëm ekonomik e social të Kosovës.

Në veçanti, ai ka falënderuar Sekretaren e Shtetit për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim Flachsbarth, për bashkëpunimin tejet të frytshëm me Ministrinë e Financave si bashkëpunëtorë kyç. Ndërsa, ai gjithashtu i shprehi falënderim edhe Sekretarit të Shtetit për Mbrojtje Silberhorn për iniciativën e përbashkët për transformim të Kampit të KFOR-it Gjerman në Prizren në një Park Inovacioni që do t’u shërbejë bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës.

Sekretarja e Shtetit Flachsbarth falënderoi Ministrin Hamza për marrëdhëniet profesionale dhe të besueshme mes dyja qeverive, dhe theksoi se Gjermania mbetet e përkushtuar që ky bashkëpunim i shkëlqyer të vazhdojë edhe me projektin e veçantë të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren.