Tomor Qela, zëdhënës i Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës ka thënë se nuk dëshiron të ballafaqohet me asnjë ekspert në media lidhur me matjen e territorit të Kosovës.
Raporti i fundit nga ky komision thotë se Kosova nuk humb territor, ndërsa kjo është kontestuar vazhdimisht nga ekspertët Shpejtim Bulliqi e Florim Isufi.
“Nuk dua ballafaqim televiziv me askënd. Dua bashkëpunim me të gjithë ekspertët. Ata janë të mirëseardhur për të debatuar rreth gjetjeve të komisionit të ekspertëve për matje të territorit”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së.
Duke folur rreth largimit të Fitim Humollit nga ky komision, Qela ka thënë se ai “çdo herë ka tentuar të jetë kundër nesh. Nuk ka dashur të përballet me çështjet praktike”.
Qela po ashtu ka thënë se anëtari i komisionit Agron Luta, nga Agjencia e Pyjeve në raport ka pranuar se pajtohet me raportin e komisionit.
Ai ka publikuar një dokument në të cilën shihej se Luta kishte pranuar raportin e komisionit por kishte thënë se “nuk mbaj përgjegjësi profesionale për çështjet analitike të raportit”.
Edhe
Qeveria vonohet në emërimin e Komisionit për Demarkacion, në kërkim të emrave të rinj
Ndryshe nga ky dokument, sot Luta dhe Faruk Bojaxhiu kanë deklaruar se janë kundër raportit dhe se ai është joprofesional.
“Nuk pajtohemi me vlerësimin nga ana profesionale. Raporti është joprofesional”, kanë thënë ata.
-
Bulliqi e Isufi: Komisionet paraqesin fakte, deputetët zgjedhin solucionin më të përshtatshëm politik
-
Bulliqi mbetet i bindur se Kosova humb 8200 hektarë me Demarkacion
-
Ekspertët e pavarur dhe komisioni për matje të territor barrikadohen në qëndrimet e tyre
-
Çela ripërsërit të dhënat e Komisionit Shtetëror për Kufirin, fton ekspertët të mos flasin nëpër restorante