Komuna e Mitrovicës dhe Organizata “Qatar Charity” me seli në Prishtinë kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për ndihmë fëmijëve jetim në Komunën e Mitrovicës. Memorandumin e kanë nënshkruar në emër të Komunës, Agim Bahtiri dhe në emër të “Qatar Charity”, drejtori Mahmoud Shaker.
Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit ishte e pranishme edhe drejtoresha për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Qëllimi i nënshkrimit të memorandumit është përmirësimi i gjendjes ekonomike të fëmijëve pa njërin apo të dy prindërit, të moshës nën 12 vjeç. Organizata “Qatar Charity” do të siguroj mbështetjen materiale për fëmijët që i takojnë kësaj kategorie, ndërsa që komuna është e obliguar të hartoj listën e fëmijëve dhe të ofroj tërë mbështetjen tjetër për realizmin e memorandumit.
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, fillimisht e falënderoj drejtorin e Organizatës “Qatar Charity” për ndihmën e madhe dhe të gjerë që kjo organizatë ka dhënë për qytetarët e Mitrovicës, duke realizuar projekte të rëndësishme dhe me vlerë.
i Organizatës “Qatar Charity”, Mahmoud Shaker, i tha kryetarit Bahtiri se organizata që ai e drejton gjithmonë e ka pas parasysh Mitrovicën gjatë përcaktimit të prioriteteve dhe se do ta ketë edhe në të ardhmen, pikërisht për shkak të gjendjes së saj specifike. Ai tha se për këtë arsye, shumë projekte që janë qenë në realizim e sipër në Mitrovicë janë rritur numerikisht.
-
“Qatar Charity” do të vazhdojë mbështetjen për Mitrovicën
-
Komuna e Mitrovicës nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi me organizatën “Qatar Charity”
-
Në Mitrovicë do të ndërtohet lagja “Frashër” me 40 shtëpi për skamnorët
-
Në Mitrovicë nënshkruhet memorandum për strehimin e viktimave të dhunës në familje
-
“Qatar Charity–Kosova” ndihmon familjet skamnore dhe fëmijët bonjakë në Mitrovicë